Rekordi i veçantë i golave, askush si Jadon Sancho në Bundesligë

Futboll

Rekordi i veçantë i golave, askush si Jadon Sancho në Bundesligë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 07:44
Jadon Sancho

Jo vetëm Erling Haaland. Dortmund ka një tjetër yll në ekip dhe ai është Jadon Sancho.

Interesimi për 20-vjeçarin anglez ishte i madh verën e kaluar, sidomos nga Manchester United, por verdhezinjtë nuk hoqën dorë nga shërbimet e tij.

Dortmundi fitoi 0-4 sot përballë Schalke 04 në derbin e Ruhrit, sfidë që u zhbllokua nga Sancho, tre minuta përpara fundit të pjesës së parë. Ky ishte goli i pestë sezonal në Bundesligë, teksa numëron edhe 8 asiste për shokët e ekipit.

Një gol historik për sulmuesin e djathtë, i cili është ngjitur në kuotën e 35 golave në Bundesligë. Sancho është 20 vjeç, 10 muaj dhe 26 ditë, dhe askush nuk e kishte arritur shifrën e 35 golave në një moshë kaq të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat