Rodri: Do të jetë vështirë ndaj Arsenalit

Futboll

Rodri: Do të jetë vështirë ndaj Arsenalit

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:16
Rodrigo

Arsenali do jetë nikoqir i skuadrës Manchester City në Emirates në xhiron e 25-të të Premierligës.

City është në pozitën e parë dhe janë duke kaluar në formë të jashtëzakonshme, në anën tjetër Arsenali kërkon të sigurojë futboll në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti i Manchester Cityt, Rodrigo, është shprehur se ai është duke përjetuar futbollin më të mirë në karrierë, por ndeshjen me Arsenalin e cilësoi si të vështirë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në Emirates, kështu që ne duhet të jemi në nivel të lartë nëse duam të fitojmë atje”, tha ai.

“Ata kanë një skuadër shumë të mirë dhe mund të ndëshkojnë këdo, kështu që ne duhet të jemi të përqendruar në atë që po bëjmë”, shtoi ai.

“Ka kaq shumë ndeshje dhe ne do të luftojmë për çdo trofe të mundshëm”, tha spanjolli.

“Ka vetëm një skuadër që fiton trofeun dhe 19 skuadra jo. Është shumë e vështirë, kështu që unë gjithmonë them ‘mos u ndal dhe vazhdo’ sepse ne po bëjmë gjëra të mahnitshme, por vetëm duke punuar dhe duke qenë të përqendruar mund ta arrijmë këtë”, përfundoi Rodri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat