Dhimbje e madhe për Ronaldinhon, Covid-19 i merr jetën njeriut të dashur

Futboll

Dhimbje e madhe për Ronaldinhon, Covid-19 i merr jetën njeriut të dashur

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:03
Dhimbje e madhe për Ronaldinhon, COVID-19 i merr jetën njeriut të dashur

Ronaldinho Gaucho është duke kaluar një moment të vështirë në jetën e tij, teksa mediat në Amerikën Latine, shkruajnë se është ndarë nga jeta e ëma e brazilianit.

Dona Migelina ishte infektuar me Koronavirus në dhjetor të vitit të kaluar, teksa tashmë thuhet se ky virus i ka marrë jetën, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve.

71-vjeçarja ishte e shtruar në spital prej dy muajsh, por nuk ia ka dalë dot të fitojë betejën me virusin, i cili mbrëmjen e djeshme i mori jetën.

Dhimbje e madhe kjo për Ronaldinhon, i cili në shumë intervista kishte deklaruar se nëna e tij ishte pika e dobët për të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat