Roma e parakalon në garën për Musson

Futboll

Roma e parakalon në garën për Musson

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:11
Roma e parakalon në garën për Musson

Roma vijon të mos gjejë qetësi me portierët dhe po punon për të afruar një gardian të besueshëm gjatë merkatos së verës, teksa emri i piketuar është ai i argjentinasit të Udineses, Juan Musso.

Ky i fundit ndiqet prej kohës hedhe nga Interi, por situata e nderë te zikaltrit është shfrytëzuar maksimalisht nga drejtuesit e Romës, që kanë nisur kontaktet paralelisht si me drejtuesit e Udineses, ashtu edhe me menaxherët e portierit.

Kartoni i Mussos vlerësohet rreth 25 milionë euro nga ana e Udineses, ndërsa Roma është treguar e gatshme të paguajë 20 milionë euro kesh dhe të shtojë edhe ndonjë futbollist të ri në marrëveshje.

Në të njëjtën kohë me vetë gardianin ka një akord paraprak për një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, që mund të shkojë shumë më tepër me bonuset e parashikuara.

Vetë Musso, i cili është titullar edhe në kombëtaren e Argjentinës, ka pranuar se dëshiron të transferohet në një klub të madh, ku të mund të luajë për objektiva madhorë dhe të garojë në kompeticionet europiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat