Përmeti: Fusha është optimale, na ndihmoi ngritja e temperaturave

Futboll

Përmeti: Fusha është optimale, na ndihmoi ngritja e temperaturave

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 12:56
Përmeti: Fusha është optimale, na ndihmoi ngritja e temperaturave

Shefi i klubit të Skënderbeut, Ilirjan Përmeti ishte në një lidhje direkte me emisionin ‘Gol pas Goli” ku foli për lëvizjet e shumta në merkato nga ana e korçarëve, por edhe ultimatumin për pastrimin e terrenit në stadium.

Pse ka kaq shumë lëvizje në merkato në klubet shqiptare?

Po flasim për një sezon jo shumë të zakonshëm për ne, pasi gjithmonë kemi pasur një strategji, me një bërthamë ekipi dhe shumë pak lëvizje nga merkatoja në merkato, maksimumi 2-3 emra. Këtë vit bëmë shumë ndryshime, pasi patëm probleme me kohën dhe nuk mundëm të bëjmë vlerësimet e duhura. Gjithsesi kemi emra të shumtë dhe them se do ia dalim të mbijetojmë.

Ka pasur një kërkesë për pastrimin e fushës nga Federata?

Ka pasur aludime që pas ndeshjes ndaj Partizanit, por duhet të dimë se kur dëbora bie një apo dy ditë para ndeshjes dhe temperaturat janë nën zero, është e pamundur të heqim dëborën. Këtë herë ishte e më e lehtë ta pastronim, pasi u ngritën edhe temperaturat, përveçse patëm më shumë kohë. Sot kemi një terren të mirë dhe besoj se do të luhet një ndeshje cilësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat