Batatina provokon: Mposhtëm Gjilanin e milionave, Bylbyl Sokolin e mposhti gjithmonë

Futboll

Batatina provokon: Mposhtëm Gjilanin e milionave, Bylbyl Sokolin e mposhti gjithmonë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:59
Batatina provokon: Mposhtëm Gjilanin e milionave, Bylbyl Sokolin e mposhti gjithmonë

Llapi ka shënuar fitoren e parë në pranverë në kuadër të Superligës, derisa e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3:1.

Trajneri Tahir Batatina ka mbetur tejet i kënaqur me pikët e arkëtuara, derisa beson se me këtë ritëm do të vazhdojnë edhe për pjesën e mbetur të kampionatit.

“Nga ndeshja e parë në kupë kemi treguar që jemi më ndryshe në pranverë. Na është dashur kohë të komponohemi dhe tashmë jemi në formën optimale. E kemi mposhtur Gjilanin me shumë lehtësi edhe pse është njëra nga skuadrat më të shtrenjta në Kosovë”.

“Megjithatë, ne morëm shumë seriozisht ndeshjen dhe krijuam shumë raste, me ç’rast e dominuam kundërshtarin dhe me plot meritë e fituam ndeshjen”, deklaroi fillimisht Batatina për “Art Sport”.

Më pas tekniku llapjan ‘thumboi’ homolgun Sokoli te Gjilani, derisa theksoi se nuk njeh humbje ndaj tij, tani e tetë vit.

“Tetë vite kam që e mposhti rregullisht Bylbyl Sokolin dhe besoj që do ta vazhdoj këtë ecuri edhe në vazhdim. Këtë fitore dëshiroj të ja dedikoj vajzës time Angesës, e cila mbush 20 vite”, përfundoi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat