Duro: Ballkani e meritoi fitoren

Futboll

Duro: Ballkani e meritoi fitoren

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:21
Duro: Ballkani e meritoi fitoren

Feronikeli ka humbur nga Ballkani me rezultat 1:0 nga një gol i shënuar në fund.

Trajneri i kësaj skuadre, Klodian Duro, deklaroi pas ndeshjes se është i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë duel.

“Ballkani e meritoi fitoren, pasi që insistoi shumë për ta arritur atë dhe kur një skuadër na mposht në këtë mënyrë unë jam i pari që i zgjas dorën dh mendoj se Ballkani është njëra nga skuadrat më të forta me të cilat jemi përballur deri më tani”, deklaroi fillimisht Duro për “Art Sport”.

Më pas tekniku i ‘industrialistëve’ ka folur edhe për mënyrën se si humbi skuadra e tij, ndërkohë që ka lënë edhe një mesazh.

“Duhet theksoj se kjo është mënyra e vetëm se si futbolli kosovar duhet të përparoje, do të thotë janë këto ndeshje. Pjesa tjetër ti lënë llafet nëpër shtëpi, apo kafene dhe të flasin më mirë për futboll”.

“Ne patëm shumë raste për të shënuar dhe sikur ta bënim një gjë të tillë n do ta dërgonim ndeshjen atje ku ne dëshironim. Pranuam një gol në fundin e ndeshjes, e cila ndoshta dhemb më shumë, por kemi ende për t’u përmirësuar”, përfundoi Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat