Muslija realizoi por nuk i mjaftoi Hannoverit

Futboll

Muslija realizoi por nuk i mjaftoi Hannoverit

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Muslija realizoi por nuk i mjaftoi Hannoverit

Mesfushori nga Kosova, Florent Muslija ka realizuar një gol të bukur në takimin e sotëm për Hannoverin në udhëtim.

Hannoveri pësoi humbje 3:2 në udhëtim te Dusseldorfi në kuadër të javës së 22-të në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Ishte minuta e 37-të, kur Muslija përfitoi nga një gabim i portierit dhe me një top të fituar arriti të shënonte një gol të bukur për t’i barazuar shifrat.

Vlen të theksohet se një minutë më vonë ai u ndëshkua me karton të verdhë.

Muslija u zëvendësua në minutën e 78-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat