Gjimshiti asiston për Atalantën, shkatërrojnë Napolin e Rrahmanit

Futboll

Gjimshiti asiston për Atalantën, shkatërrojnë Napolin e Rrahmanit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:56
Gjimshiti asiston për Atalantën, shkatërrojnë Napolin e Rrahmanit

Atalanta është një mace e zezë për skuadrat e forta, kështu ishte edhe sonte me Napolin, duke e shkatërruar me rezultat 4:2, në kuadër të javës së 23-të të Serie A në futboll.  

Atalanta është bërë mjeshtre për ta mundur Napolin, pasi që edhe para dhjetë ditëve e kishte mposhtur me 3:1 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, duke u kualifikuar në finale.  

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, luajti titullar por dot që t'i bëjnë ballë sulmit si stuhi të vendasve.

Për Atalantën shënuan Zapata (52'), Gosens (64'), Muriel (71'), Romero (79' dhe për Napolin Zielinski (58') e Gosens (autogol 76').

Berat Gjimshiti luajti standard për Atalantën dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të.

Gjimshiti ka asistuar në golin e katërt pikërisht në minutën e 79-të. 
Atalanta renditet në vend të katërt me 43 pikë dhe Napoli është i shtati me 40 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat