Interi vendos për të ardhmen e Eriksenit

Futboll

Interi vendos për të ardhmen e Eriksenit

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:52
Christian Eriksen

Faza e dytë e kampionatit ndryshoi rrënjësisht rrjedhën e Christian Eriksen me Interin.

Fantazisti danez në pjesën e dytë të sezonit duket një tjetër njeri dhe i “ringjallur” me pozicionin e tij të ri në mesfushë.

Me paraqitjet e tij pozitive me skuadrën zikaltër, duket se Antonio Konte dhe drejtuesit zikaltër kanë ndërruar mendje për yllin danez për ta hequr totalisht nga lista e të padëshiruarve në merkato.

Sipas asaj që shkruan “CalcioMercato.com”, Interi do ta largojë vetëm për një shifër të çmendur që nuk do të mundej ta refuzonte duke parë krizën ekonomike që ka kapluar në shtëpinë zikaltër, ku pronarët e “Suning” janë duke kërkuar ortakë për të kaluar këtë vështirësi financiare të shkaktuar nga pandemia globale e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat