Ozer për Shkupin: Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm

Futboll

Ozer për Shkupin: Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:19
Ozer për Shkupin: Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm

Skuadra e Shkupit mori tri pikët e para të sezonit pranveror, ndërsa këto ishin edhe pikët debutuese të trajnerit Hasan Ozer.

Dueli ndaj Borecit aspak nuk ishte i lehtë, pasi skuadra nikoqire e kishte vendosur që të luajë në mbrojtje, këtë e ka pohuar edhe vetë trajneri ynë, Ozer. Shkupi e mundi Borecin me rezultat 2:1.

“Ndeshja ishte mjaft e vështirë, e kishim parasysh se do të luajmë ndaj një kundërshtari që ka pësuar mjaft ndryshime dhe se në asnjë moment kjo nuk do të jetë e lehtë. Kjo bëri që në pjesën e parë të kemi vetëm dy raste për shënim.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe, ku arritëm që të hapim kundërshtarin dhe të krijojmë edhe më shumë raste, e që fituam me gol të vonshëm.

Sigurisht se do të uroj futbollistët e mi për lojën e treguar,  isha i kënaqur nga të gjithë, ndërsa paraqitje të mirë kishin edhe përforcimet e reja. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në ndeshjet tjera dhe të vazhdojmë drejt cakut tonë”, ka thënë Ozer.

Kujtojmë se Shkupi ndeshjen e radhës e luan në cilësinë e nikoqirit në terrenet e kompleksit të FFM-s, ndërsa kundërshtarë ka ekipin e Akademija Pandevit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat