Ish-mbrojtësi i Barcelonës: Më hodhën fajin për humbjen me Juventusit

Futboll

Ish-mbrojtësi i Barcelonës: Më hodhën fajin për humbjen me Juventusit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:01
Ish-mbrojtësi i Barcelonës: Më hodhën fajin për humbjen me Juventusit

Atmosfera te Barcelona në këto vitet e fundit ka ardhur gjithnjë e më shumë duke u përkeqësuar. Këtë e kanë faktuar futbollistët që kanë qenë aty si Dani Alvesh, Suarez dhe tashmë Zheremi Matjë.

Mbrojtësi francez që ishte pjesë e katalanasve nga viti 2014 deri në vitin 2017, rrëfen se në kohën kur u ndeshen me Juventus dhe u mposhtën 3-0 me golat e Dibala dhe Kielini, fajin në stafin teknik ia vunë të gjithin atij.

Matjë shprehet se u zëvendësua pas 45 minutave të para dhe në stol ndihej vetëm, pa mbështetje.

“Viti i fundit (2017) te Barcelona ishte shkatërrues , në veçanti më hodhën përsipër të gjithë fajin për humbjen ndaj Juventusit. U zëvendësova në pas pjesës së parë, në stol ndjehesha vetëm. Askush nuk më mbështeti”, u shpreh Matjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat