'Shqiponjat e Zeza' Drenicës: Kërkojmë përgjegjësi ose dorëheqje! Kaç kishim me ju

Futboll

'Shqiponjat e Zeza' Drenicës: Kërkojmë përgjegjësi ose dorëheqje! Kaç kishim me ju

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:55

Tifozët e Drenicës nga Skenderaj kërkojnë fitore me çdo kusht ndaj Feronikelit nga Drenasi. Tifozët i drejtohen Drenicës, duke kërkuar fitore dhe këndelljen.

"Sot do të zhvillohet “derbi Drenicak” mes KF Drenica vs KF Feronikeli ku nga skuadra e Drenices presim vetëm FITORE të cilën nuk e kemi arritur tash e 8 ndeshje me radhe…

Pas shumë investimeve që u bënë në afatin kalimtar të dimrit është koha që ato investime ta shfaqin kualitetin në fushen e lojes.

Gjendja në të cilën ndodhemi nuk është ajo që ne duam ta shohim klubin tonë të zemrës, andaj është momenti vendimtar por nga dita e sotme kërkojmë përgjegjësi ose dorëheqje! Kaç kishim me ju”, shkruan në faqen e tifozëve “Shqiponjat e Zeza".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat