Capello shpërthen ndaj gjyqtarit

Futboll

Capello shpërthen ndaj gjyqtarit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:08
Capello shpërthen ndaj gjyqtarit

Këtë të mërkurë, Atalanta u përball me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, dhe ishte klubi i Merengue-s që fitoi 1-0 në Bergamo falë golit të Ferland Mendy.

Mirëpo, ngjarja që bëri më shumë përshtypje ishte kartoni i kuq i dhënë në minutën e 17-të nga gjyqtari Tobias Stieler në drejtim të Remo Freuler, i cili i detyroi shokët e tij të ekipit të luanin 10 kundër 11 për më shumë se 70 minuta.

Pas takimit, Fabio Capello, ish-trajneri i Juventusit, Romës dhe Real Madridit, u mërzit me këtë vendim, të cilin e konsideron shumë të ashpër.

“Arbitri prishi lojën, ai nuk ishte i fundit (mbrojtësi, duke folur për Freuler) dhe mori karton të kuq. Ishte për të verdhë.

Do të ishte mirë nëse Atalanta do kishte patur mundësi të luante në kushte të barabarta në një ndeshje po aq të rëndësishme sa ajo kundër Realit " , shpjegoi ai për mikrofonin Sky, përpara se të shtonte se gjithçka nuk ishte mbyllur ende dhe se kualifikim i Atalanta-s ishte ende i mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat