Bare: Jam i vetmi shqiptar që nuk ha fasule

Futboll

Bare: Jam i vetmi shqiptar që nuk ha fasule

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:17
Bare: Jam i vetmi shqiptar që nuk ha fasule

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare është duke kaluar një formë mjaft të mirë te skuadra e Espanjolit në ligën e dytë spanjolle. Fieraku, iu bashkua katalanasve në fillim të sezonit, teksa ka arritur të shndërrohet në një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij ekipi.

Bare ka fituar besimin e plotë e plotë të trajnerit, duke u aktivizuar titullar në pothuasje të gjitha ndeshjet e fundit.

Nëpërmjet një rrëfimi të fundit në kanalin zyrtar të Espanjolit mes disa pyetjeve të shkurtra, klubi i tregon tifozëve edhe disa anë të tjera të Keidi Bares dhe sekrete që nuk njiheshin më parë. Gjithçka nis me nofkën “Pitbull” që i kanë vënë futbollistit, teksa mes përgjigjeve të dhëna dallon edhe pjata tipike shqiptare, fasulet.

“Nofka “pitbull” – “Më pëlqen që më thërrasin kështu. Nuk e di pse ma kanë vënë këtë nofkë, për mënyrën se si jam, për mënyrën se si vrapoj, nuk e di të them të drejtën”, u shpreh fillimisht mesfushori.

Si është Keidi Bare? “Është një anë tjetër e imja që ju nuk e njihni, jam pak person pak i frikësuar”.

Shqipëria dhe fasulet – Është një vend shumë bujar dhe më pëlqen ushqimi. Të gjithë atje hanë fasule. Hanë fasule, por unë jam i vetmi shqiptar që nuk i ha, imagjinojeni pak…”, tha duke qeshur Bare.

E dashurojnë futbollin në Shqipëri? “Po në Shqipëri e dashurojnë shumë futbollin, sidomos Kombëtaren”, pohoi më pas ai ndër të tjera në këtë intervistë ku tregoi disa gjëra për veten e tij, duke zbuluar për shembull se kishte realizuar ëndrrën që kishte pasur për të njohur një të famshëm, pasi kishte qenë në një skuadër me idhullin e tij  Fernando Torres.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat