Januzaj mbron Eden Hazardin

Futboll

Januzaj mbron Eden Hazardin

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:00
Januzaj mbron Eden Hazardin

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, përmes një deklarate ka mbrojtur bashkëkombasin e tij te Belgjika, Eden Hazard.

Sipas lojtarit të Real Sociedadit, ish-lojtari i Chelseat është një nga më të mirët në botë.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Januzaj.

Januzaj dhe Edeni luajnë së bashku te Kombëtarja e Belgjikës. Ish-lojtari i Manchester Unitedit përmes kësaj interviste thotë se tifozët e La Ligas duhet të kenë durim për ta parë Edenin e vërtetë.

“Njerëzit këtu në Spanjë ndoshta ende nuk e kanë parë Edenin e vërtetë, por ata e njohin mirë kush është ai. Për mua, ai është një nga më të mirët në botë. Nuk ka dyshime! Hazardi, do të ketë suksese në La Liga”, vazhdoi kosovari me pasaportë belge.

Kujtojmë se Adnan Januzaj mbrëmë u kthye në Old Trafford, duke luajtur ndeshjen ndaj Manchester Unitedit (0-0) në UEFA Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat