Mourinho i premton Bales më shumë minuta

Futboll

Mourinho i premton Bales më shumë minuta

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 11:25
Mourinho i premton Bales më shumë minuta

Gareth Bale në dy sezonet e fundit vuajti shumë te Real Madrid nga dëmtimet dhe mosaktivizimi.

Pasojat e asaj kohe u reflektuan edhe në këtë sezon te Tottenham, ku nuk arriti të ambientohet dhe të jetë efikas menjëherë.

Megjithatë, Mourinho tregon se ai tani është mirë dhe po arrin të rikthehet në versionin më të mirë të vetes së tij.

Tekniku portugez shprehet se Bale tashmë ka besim në vete dhe është në gjendjen e tij më të mirë, që kur ka ardhur.

“Gareth duket më i lumtur se kurrë. Duket i sigurt. Psikologjia është gjithmonë pasojë e problemeve fizike. Nëse një lojtar ndihet 100% mirë fizikisht, atëherë ai do të ketë shumë vetëbesim.

Tani Gareth nuk ka probleme,frikë apo pengesa. Është normale që ai të kishte shqetësime pas gjitha atyre dëmtimeve dhe mungese loje. Kur ai stërvitet, mund të themi se besimi i tij është kthyer. Kur bën gjuajtje si ajo në ndeshjen e fundit, tregon se i është rikthyer besimi.

Një lojtar me mosbesim dhe me probleme muskulore nuk e godet topin si ai. Ai tani është në gjendjen e tij më të mirë, që kur mbërriti këtu. Ne i besojmë atij dhe përvojës së tij. Po na ndihmon pak nga pak. Sa më shumë ta kemi në fushë, aq më mirë do të jetë, por duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh Mourinho.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat