Bylisi dhe Apolonia pikë shprese

Futboll

Bylisi dhe Apolonia pikë shprese

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:33
Tirana

Derbi i Shqipërisë fitohet nga Tirana që rihap tërësisht garën e titullit për të tjerët dhe shton ambiciet europiane për vete. Në Loro Borici, vendosën golat e Bathës dhe Cales në suksesin 2-1, me Vllazninë që duket se ka humbur shkëlqimin e fillimkampionatit dhe, pavarësisht se do të jetë në krye dhe pas kësaj jave, tanimë kërkohen përgjigje serioze për mungesën e rezultateve në javët e fundit.

Një ndeshje jo shumë spektakolare, pavarësisht golave, ku ishte nisja e vrullshme ajo që solli episodet, ndërsa më pas një lojë e rrezikshme e Tiranës, që tregoi, se pavarësisht renditjes, ka më tepër kualitete dhe që e meritoi fitoren në këtë përballje.

Sfida nisi me një minutë heshtje dhe me një foto me Seit Hysenin dhe Metush Seferin, dy ish-ët bardheblu, të ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Vllaznia kaloi e para në epërsi me Dilaver, që shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Hoxhaj që në minutë ne tretë.

Kundërpërgjigjja e Tiranës ishte shumë e shpejtë, me Bathën që shënoi nga goditja e lirë, i ndihmuar edhe nga devijimi i murit.

Vllaznia, pavarësisht dëshirës, nuk kishte qartësinë e duhur për ta ndëshkuar Tiranën, e cila në fillim të pjesës së dytë shënoi golin e fitores me Cale, i shërbyer nga Seferi.

Edhe pas këtij momenti, rastet më të pastra i pati Tirana, që nuk i shfrytëzoi si duhet kundërsulmet për të marrë një rezultat më të thellë.

Vllaznia duket se ishte e pafuqishme për të reaguar dhe rrezikuar seriozisht dhe kjo humbje në derbi tashmë komplikon së tepërmi rrugën e titullit për shkodranët, që prej javësh nuk po dali dot në lojën e tyre ndërsa për Tiranën një fitore që mund të kthejë në shinat e duhura sezonin, aq më tepër që erdhi në derbin e Shqipërisë.

Nuk pati fitues në përballjen mes Kastriotit dhe Apolonisë, në një sfidën e zhvilluar në Kamës, ku nuk munguan përpjekjet e të dyja skuadrave për të shkuar te goli, por rrjetat mbeten të paprekura. Edhe pse krutanët dominuan sa i përket lojës, rastin më flagrant e pati Apolonia, që golin ia mohoi shtylla. Një pikë shpresë për ekipin fierek, që prish më në fund ecurinë e humbjeve radhazi, ndërsa Kastrioti lë dy pikë të vyera, që do t’i kishin dhënë më shumë qetësi sa i përket klasifikimit.

Loja gjatë pjesës së parë u zhvillua përgjithësisht në gjysmëfushën e Apolonisë, megjithatë munguan rastet e pastra në portën e Harizajt. Veçohet krosimi i Bardhit në të 28-tën me Diop largoi rrezikun me kokë në zonën e portierit.  Pas një momenti nervozizmi në zonën e fierakve, miqtë tentuan me Mihanën në një prej aksioneve të vetme në këtë fraksion, por shënjestra e tij ishte e gabuar (32’).

Pjesa e parë u mbyll (45+1’) me një top të rrezikshëm të hedhur në shtyllën e parë nga Bardhi, por braziliani Devid De Silva e pati të pamundur për ta devijuar topin drejt portës.

Fraksioni i dytë nis me drithërima në portën e Bylisit (47’), Jeton Krasniqi, i gjendur u vetëm pak metra larg Hidit ndalet nga shtylla. Një moment përgjumjeje e mbrojtjes krutane, që nuk u shfrytëzua më mirë nga 20-vjeçari kavajas.

Në të 58-tën Bardhi i Kastriotit depërton thellë në zonë, godet prirët thuajse në fundore, por Harizaj reagon në pozicion. Provon Mehmeti në të 69-tën nga rreth 18 metra, por shënjestra e tij është mbi tra.

Loja u bë edhe me e ashpër gjatë 20 minutave të fundit të ndeshjes, por asnjëra nga skuadrat nuk mundi të rrezikonte seriozisht për të shkuar deri te goli. U mbyll 0-0 kjo ndeshje, rezultat që i vlejti më shumë Apolonisë, që vinte pas 4 humbjeve radhazi.

Fitore shumë e rëndësishme e Bylisit për objektivin mbijetesë, përballë një rivali direkt si Skënderbeu/ Goli që vendosi sfidën në “Adush Muça” u shënua nga Anthony Beji nga pika e bardhë, pas një 11-metërsh që u kontestua me forcë nga korçarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat