Sevilla 0-2 Barcelona, notat e lojtarëve – Messi më i miri

Futboll

Sevilla 0-2 Barcelona, notat e lojtarëve – Messi më i miri

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Barcelona ka fituar në udhëtim te Sevilla me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Ekipi i Ronald Koeman ka vazhduar serinë pozitive dhe ngjitjen në tabelë, duke siguruar një fitore të madhe në Ramon Sanchez Pizujan.

Golat në këtë fitore për katalunasit u shënuan nga Ousmane Dembele (29’) dhe Lionel Messi (86’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht kapiteni Messi, i cili pas golit dhe asistimit u notua me 8.4.

Në anën tjetër nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin vendas, Alejandro Gomez që u vlerësua me notë 6.1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat