Audi i dhuroi një super makinë, por Courtois nuk ka qenë i kënaqur dhe…

Futboll

Audi i dhuroi një super makinë, por Courtois nuk ka qenë i kënaqur dhe…

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 06:58
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois, portieri i Real Madrid, është paraqitur në fushën e stërvitjes kohët e fundit me një super makinë të re me vlerë 300 mijë euro, sipas Defensa Central.

Asgjë e keqë, por të mos ishte për faktin se pak orë më parë i ishte dhuruar nga një sponsor një makinë tjetër dhe ai duket se nuk ka qenë i kënaqur.

Nga sa mësohet, lojtarët e Real madrid kanë mnarrë nga Audi një makinë si dhuratë. Courtois ka zgjedhur një Audi Q7 50 TDI quattro Tiptronic me vlerë 78 mijë euro. Një makinë shumë e bukur, por ndoshta e pamjaftueshme për portierin belg.

Në fakt, pak orë më mbrapa, 28-vjeçari është paraqitur në stërvitje me një makinë tjetër: një Rolls-Royce me vlerë 300 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat