Pas paraqitjeve të dobëta, Pioli prita ta lë në bankën rezervë Romagnolin në derbi ndaj Romës

Futboll

Pas paraqitjeve të dobëta, Pioli prita ta lë në bankën rezervë Romagnolin në derbi ndaj Romës

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:51
Alessio Romagnoli

Sipas raporteve të fundit, Milani do të heqë nga formacioni titullar kapitenin Alessio Romagnoli për përballjen e sotme (e diel) me Romën, duke favorizuar mbrojtësin e ri Fikayo Tomorin.

Milani dhe Roma do të ndeshen mes vete në derbin e vlefshëm për javën e 24-të në Serie A, ndeshje e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në Olimpico.

Dy humbjet e fundit në kampionat dhe lëshimi i pozitës së parë kanë bqë që trajneri Stefano Pioli të mendoj për ndryshime në formacionin titullar.

Sipas Sky Sport Italia, paraqitjet e dobëta kohëve të fundit të Romagnolit dhe barazimin e së enjtes 1-1 në Ligën e Evropës me Crvena Zvezdan e Beogradit do ta nxisin Pioli të marrë një vendim radikal.

Ai mund të dërgojë kapitenin Romagnoli në stol kundër ish-klubit të tij, pasi kishte dalë përmes akademisë Giallorossëve.

Në vend të kësaj, nënshkrimi i janarit nga Chelsea, Tomori, pritet të jetë në mbrojtjen qendrore së bashku me danezin Simon Kjaer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat