Broja nuk ndal serinë e golave

Futboll

Broja nuk ndal serinë e golave

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:17
Broja nuk ndal serinë e golave

Armando Broja nuk ndal serinë e golave dhe vazhdon të jetë një nga golashënuesit më të spikatur në kampionatin holandez që në vitin e tij të pare mes profesionistëve.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në ndeshjen e së shtunës (dje) në kampionat, ku Vitese fitoi 4-1 përballë Venlo.

Broja dha asistin në rastin e golit të pare të shënuar nga Openda që në minutën e tretë të ndeshjes.

Ndërsa më pas, ai u bë protagonist i disa aksioneve të rrezikshme për skuadrën e tij deri në minutën e 82-të, kur pas një kombinimi të bukur, u shfaq para portës dhe dërgoi sferën në rrjetë për golin që vulosi suksesin 4-1, para se të zëvendësohej nga trajneri i skuadrës së tij.

Për Brojën ky ishte goli i 9 në kampionat, të cilëve u shtohen edhe 2 asiste, duke e bërë një nga elementët më të rëndësishëm të ofensivës së Viteses. Ndërkohë, sulmuesi duhet të jetë i kënaqur edhe për faktin se ka arritur të thyejë rekordin sezonal të një shqiptari që ka bërë shumë mirë te Vitese, Milot Rashica.

Ai në vitin e tij të pare në këtë klub u ndal në kuotën e 8 golave në kampionat dhe Broja, pa kaluar mirë gjysma e sezonit, e ka tejkaluar këtë shifër të futbollistit i cili aktualisht vesh fanellën e Verder Bremen në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat