Formacionet e mundshme: Roma - Milan

Futboll

Formacionet e mundshme: Roma - Milan

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:25
Formacionet e mundshme: Roma - Milan

Roma – Milan është derbi i javës së 24-të që zhvillohet sonte (e diel) në Serie A.

Të dy skuadrat do “luftojnë” sonte vetëm për të fitore, për të vazhduar kështu garën për titull, por edhe për top katërshe.

“Rossonerët” renditen momentalisht në pozitën e dytë me 49 pikë, kurse “Giallorossët” në pozitën e katërt me 44 pikë, teksa vlen të theksohet se ende nuk njohin humbje në shtëpi.

Kryeqytetasit janë duke u përballur me mungesa të shumta dhe Paulo Fonseca as sonte nuk do këtë në dispozicion Edin Dzekon, Marash Kumbullën, Chris Smallingin, Ibanezin, Davide Santonin e Nicolo Zaniolon.

Në anën tjetër, te skuadra e drejtuar nga Stefano Piolo mungojnë Ismael Bennacer dhe Mario Mandzukic.

Formacioni i mundshëm i Romës: Lopez; Mancini, Cristante, Spinazzola; Karsdorp, Veretout, Villar, Peres; Pellegrini, Mkhitaryan; Mayoral.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.

Ndeshja mes Romës dhe Milanit zhvillohet nga ora 20:45 në “Olimpico”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat