Pedri thyen heshtjen, flet për gjendjen e tij pas lendimit

Futboll

Pedri thyen heshtjen, flet për gjendjen e tij pas lendimit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:38
Pedri

Talenti i Barcelonës, Pedri Gonzalez u largua nga ndeshja me Sevillën shkaku i një lëndimi.

Pedri, u largua nga loja në min 71′ në duelin me Sevillan.

Barcelona konfirmoi se lojtari ishte lënduar dhe ekzaminimet mjekësore do të vlerësonin shkallën e lëndimit.

Por, tani është vet lojtari i cili ka thyer heshtjen duke treguar gjendjen e tij. 18 vjeçari reagoi në rrjetin e tij social, Twitter, ku siguroi tifozët se lëndimi i tij nuk ishte fare serioz dhe ai është në formë optimale dhe i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën.

“Jam shumë i kënaqur sepse nuk kam asgjë, krenar me fitoren e djeshme. Tani jam i motivuar dhe do të rikthehem në skaudër në një kohë të shkurtër”, tha Pedri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat