Te Kukësi kapiteni mungon edhe për shkak dëmtimi

Futboll

Te Kukësi kapiteni mungon edhe për shkak dëmtimi

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:15
Te Kukësi kapiteni mungon edhe për shkak dëmtimi

Kukësi e nisi sezonin me pretendime për titullin kampion, por ecuria ka pasur luhatje disa herë. Kukësi do luaj të mërkurë me Laçin në 16:00. Sfida e javës së 22 ka nisur të përgatitet nga verilindorët, që kanë një mungesë shumë të rëndësishme.

Kapiteni Ibraimi do mbetet jashtë për shkak të kartonave të verdhë, ndërsa ka dëmtuar edhe ligamentin e gjurit.

Gara është e gjatë dhe janë shumë pikë në lojë për titullin, megjithatë, kukianët duan që të zënë një vend në Kupat e Europës, por edhe për të parë më pas se si do të shkojë ecuria për të konkretizuar edhe pretendimet sezonale.

Kështu, në stërvitjen e sotme të paradites, veç kapitenit, Mirel Josa e kishte të plotë grupin e lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat