Xhaka: Tani jemi duke parë Nicolas Pepen që donim

Futboll

Xhaka: Tani jemi duke parë Nicolas Pepen që donim

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:44
Granit Xhaka

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka thotë se tifozët tani janë duke shikuar formën e mirë të sulmuesit Nicolas Pepe.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë shënoi golin e tretë ndaj Leicester Cityt, derisa ishte i katërti në Premierligë në shtatë ndeshjet  fundit si titullar.

Xhaka ka lavdëruar Pepen, derisa tha se tifozët tani janë duke parë më të mirën e sulmuesit.

“Mendoj se çdo lojtar që vjen në Premierligë i duhet kohë që të adaptohet”.

“Mendoj se tani është lojtari që shpresonim, çfarë njerëzit donin dhe është duke bërë mirë ndeshje pas ndeshje, stërvitje pas stërvitje”.

“Jam i lumtur për të. Na ka ndihmuar me golin e tij”, deklaroi ai.

Nëse shohim, renditjen momentale, Arsenal renditët në pozitën e 10-të me 37 pikë, tetë më pak se West Ham që është në top katër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat