Ferdinand i ‘lutet’ Unitedit të bëjë dy transferime, njëra kushton mbi 100 milionë euro

Futboll

Ferdinand i ‘lutet’ Unitedit të bëjë dy transferime, njëra kushton mbi 100 milionë euro

Më: 2 mars 2021 Në ora: 09:29
Rio Ferdinand

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka kërkuar nga klubi të bëjë dy super transferime që të garojnë sërish për titullin e Premierligës.

United shihet si një ndër skuadrat kryesore që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë edicion, por janë larg rivalit, City në garë për titull.

Ferdinand duke biseduar në kanalin ‘Five Youtube’, shpjegoi se Unitedit i duhet një qendërmbrojtës që të jetë pranë Harry Maguire, derisa kërkoi edhe transferimin e Erling Haaland ose Kylian Mbappe.

“Edicionin e kaluar përfunduan 30 pikë prapa Liverpool, tani janë para tyre. Kjo është arritje e madhe. Nuk jemi duke menduar për sezonin e kaluar”.

“Por, unë mendoj se ka vend për përmirësim, ne sigurisht kemi nevojë për një qendërmbrojtës, qendërmbrojtës me shpejtësi ju lutem”.

“Mendoj se Cavani është në formë të mirë, por na duhet një qendërsulmues. Nëse lojtarët si Erling Haaland ose Kylian Mbappe janë të lirë, nuk mund t’i lejosh të transferohen diku tjetër dhe duhet të shkosh në qiell që t’i transferosh”.

“Manchester United janë mësuar të kenë yje dhe këta lojtarë do e ndryshonin klubin. Ka vend për përmirësime dhe mundësi përmirësimi në skuadër, ka lojtarë që janë të lirë, aty jashtë”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse United në verë do realizojë ndonjë transferim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat