Leverkusen do të tentojë përsëri transferimin e Milot Rashicës

Futboll

Leverkusen do të tentojë përsëri transferimin e Milot Rashicës

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:50
Leverkusen do të tentojë përsëri transferimin e Milot Rashicës

Milot Rashica ishte shumë afër transferimit te Bayer Leverkuseni në tetorin e vitit të kaluar, shkruan mediumi zviceran "Nau.ch".

Marrëveshja ishte shumë afër që të bëhej, por dështoi. Sidoqoftë, pritet që në afatin kalimtar të verës së ardhshme, Werderi dhe Leverkuseni të tentojnë të dakordohen për marrëveshje rreth yllit të Kosovës.

Në dy afatet e fundit kalimtare, te Werder Bremeni lojtari më i përfolur për një largim të mundshëm ishte 24-vjeçari që njëherësh është edhe lojtari më i vlefshëm ne klub.

Numri shtatë i Përfaqësueses së Kosovës tha se është i fokusuar vetëm te Werder Bremeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat