Bayern nuk e konsideron transferimin e Haaland, kjo është arsyeja

Futboll

Bayern nuk e konsideron transferimin e Haaland, kjo është arsyeja

Më: 3 mars 2021 Në ora: 08:04
Bayern nuk e konsideron transferimin e Haaland, kjo është arsyeja

Bayern Munich nuk është duke konsideruar transferimin e sulmuesit Erling Haaland.

Norvegjezi është duke shkëlqyer te Dortmund, duke u kërkuar nga top gjigantët evropianë.

Mirëpo, “Bavarezët” nuk janë të interesuar shkaku i sulmuesit Robert Lewandowski.

Sipas Sport Bild, Bayern është në dijeni që Haaland nuk do ishte i lumtur me rolin e alternativës, derisa polaku vazhdon të jetë i paprekshëm në pozitën e tij.

Pra, sa të jetë Lewandowski në skuadër, Bayern nuk do konsiderojë transferimin e Haaland.

Kontrata e Lewandowski skadon në vitin 2023, derisa Haaland ka klauzolën e lirimit me vlerë 75 milionë euro që mund të aktivizohet në verën e vitit 2022.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat