Premier League me disa ndeshje interesante

Futboll

Premier League me disa ndeshje interesante

Më: 3 mars 2021 Në ora: 12:56
Premier League me disa ndeshje interesante

Premier League angleze vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 29-të. Këtë xhiro e hapi mbrëmë ndeshja mes Manchester Cityt e Wolverhampton, ku skuadra e Guardiolas triumfoi bindshëm me rezultat përfundimtar 4:1. E njëjta xhiro do të vazhdoj edhe sot, ku ndeshja më interesante do të jetë mes Crystal Palace e Manchester United.

Pas 26-të xhirosh, “Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e dytë në tabelë, me 14 fitore, tetë barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar 50 pikë, 15 më pak se vendi i parë, dhe një pik më shumë se vendi i tretë, Leicester City.

Në anën tjetër, skuadra e Crystal Palace pas 26-të ndeshjeve ka nëntë fitore, gjashtë barazime dhe 11-të humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e 13-të, me gjithsej 33 pikë.

Programi i plotë i xhiros së 29-të në Premier Ligën angleze vijon si më poshtë.

19:00 Burnley (15) – Leicester City (3) (Stadiumi Turf Moor)

19:00 Sheffield United (20) – Aston Villa (9) (Stadiumi Bramall Lane)

21:15 Crystal Palace (13) – Manchester United (2) (Stadiumi Selhurst Park).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat