Të enjten dhe të premten mbahet turneu “Adem Jashari” në futsall

Futboll

Të enjten dhe të premten mbahet turneu “Adem Jashari” në futsall

Më: 3 mars 2021 Në ora: 13:14
Të enjten dhe të premten mbahet turneu “Adem Jashari” në futsall

Të enjten dhe të premten mbahet turneu “Adem Jashari” në futsall!

2 mars, 2021 – Për nder të Epopesë së UÇK-së, nën patronatin e FFK-së – Komisionit të Futsallit, më 4 dhe 5 mars, do të organizohet edicioni i 12-të i turneut tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Për shkak të situatës me pandeminë sivjet ky turne do të organizohet vetëm me ekipet vendore, e ku pjesëmarrëse do të jenë FC Prishtina, FC Prishtina 01, FC Drenica dhe FC Peja.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 4 mars, në orën 16:00 dhe në orën 18:00, derisa ndeshja finale do të zhvillohet më 5 mars, në orën 18:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat