Gjici: Kukësi është vjedhur

Futboll

Gjici: Kukësi është vjedhur

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:50
Gjici: Kukësi është vjedhur

Kukësi u mposht me rezultatin 1-2 ndaj Laçit, teksa kurbinasit vazhdojnë të habisin në këtë fazë të Superligës.

Në një lidhje direkte në “Rubrika Sportive” të RTSH, presidenti i klubit Safet Gjici vendosi të fajësonte totalisht arbitrin Klajdi Kola, i cili sipas tij ka dëmtuar shumë herë Kukësin.Ai gjithashtu deklaroi se do të ankohet në Federatën Shqiptare, pasi kurrsesi nuk e pranon këtë rezultat.

“Kukësi ka dy vite e gjysmë që luan në çdo ndeshje jashtë, për shkak të stadiumit. Tani na del dhe ky arbitër, Klajdi Kola, që bën rolin e kamikazit .Mes shumë vështirësive ne po mundohemi të japim më të mirën, por vjen një gjyqtarë i tillë dhe prish gjithçka. Nuk është hera e parë që na ndodh një gjë e tillë, mund të them se ka jo më pak se pesë ndeshje që jemi dënuar. Nëse do i kishim ato pikë, do të ishim në një pozicion më të mirë.

Ne do ti drejtohemi FSHF-së, organeve kompetente për të marrë masa ndaj këtij gjyqtari. Mund të fitonte cilado skuadër, por në këtë rast e vendosi Kola fituesin.

Dua të them se në përgjithësi Kukësi është vjedhur. Kemi investuar prej dhjetë vitesh, nuk e di përse na ndodh kjo, nuk e kuptoj. Nuk e di kush i bën këto gjëra, nuk e di se kush qëndron pas këtyre arbitrave”.- tha i acaruar presidenti Safet Gjici,

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat