Insigne shpërthen kundër shqiptarit të Kosovës dhe bashkëlojtarëve të tjerë

Futboll

Insigne shpërthen kundër shqiptarit të Kosovës dhe bashkëlojtarëve të tjerë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:07
Insigne shpërthen kundër shqiptarit të Kosovës dhe bashkëlojtarëve të tjerë

Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, është mbushur aq shumë mllef me bashkëlojtarët e vet saqë i ka fyer ata pas barazimit 3:3 me Sassuolon të mërkurën.

Sulmuesi italian u tërbua dhe e humbo toruan kur Sassuolo e barazoi rezultatin në çastet e fundit të ndeshjes së Serie A.

Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, luajti tërë ndeshjen dhe u mori notën 6 për paraqitjen e tij.

Askush prej stafit apo lojtarëve të Napolit nuk janë duke folur për media që prej 21 shkurtit, kur humbën kundër Atalantës.

Në një ndeshje me plot kthesa, Napoli kaloi në epërsi 3:2 pak para fundit të kohës së rregullt, por mbrojtësi Kostas Manolas shkaktoi penallti duke e rrëzuar në zonë sulmuesin e Sassuolos Lukas Haraslin në çastet e fundit të kohës shtesë.

Kapiteni Insigne nuk mundi ta fshehë zemërimin dhe e shprehu atë ndaj bashkëlojtarëve të vet.

Trajneri Gennaro Gattuso ia doli ta qetësojë atë për një çast, por Insigne e vazhdoi tërbimin duke shkuar në zhveshtore.

Insigne i shkelmoi shishet e ujit dhe bilbordet dhe u dëgjua duke thënë: “Ç’ekip m...”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat