Enis Bardhi në ekipin e Levantes kundër Athletic Bilbao?!

Futboll

Enis Bardhi në ekipin e Levantes kundër Athletic Bilbao?!

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:20
Enis Bardhi në ekipin e Levantes kundër Athletic Bilbao?!

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi do të jetë në dispozicion të trajnerit Pako Lopez në prag të përballjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës së SPanjës, kundër Atlhetic Bilbaoa.

Skuadra nga Valencia, ditë më parë shpalosi listën e futbollistëve dhe në mesin e tyre ishte edhe Enis Bardhi.

Levante u ndal në barazim 1-1 në sfidën e parë në terrenin e Bilbaos, ndërsa tani ka epërsinë e terrenit vendas.

Kujtojmë se Bardhi u lëndua para 8 ditëve dhe nuk stërvitej me ekipin gjatë tërë javë, ndërsa mbetet të shihet se a do të paraqitet në sfidën e dytë të gjysmëfinales. Bardhi beson se për herë të parë mund të jetë pjesë e finales së Kupës së Spanjës.

Fituesin e sfidës Levante – Atletik Bilbao, e pret Barcelona, në sfidën e planifikuar të finales, më 17 prill.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat