Ancelotti: Do jetë garë deri në fund

Futboll

Ancelotti: Do jetë garë deri në fund

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:00
Ancelotti: Do jetë garë deri në fund

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka thënë se dëshiron që AC Milan të fitojë Scudetto këtë edicion.

Milan dje bëri një hap mbrapa në garën për titull duke barazuar me Udinesen, gjë që do të jetë ndihmë e madhe për “Neurazzurët”.

I pyetur nga Sky Sports, se cilën skuadër e mbështet, Ancelotti tha për ish klubin e tij.

“Do jetë garë deri në fund, por shpresoj që Milan ta fitojë Scudetto. Inter ka skuadër të fortë dhe jam i sigurt se Antonio Conte nuk do ta mbështes këtë dëshirë”, tha ai.

Inter është lider në Seria A me 56 pikë, tri më shumë se Milan që ka një nedshje me shumë të zhvilluar, derisa Juventus renditët në pozitën e tretë me 49 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat