Gjimshiti merr frymë i qetë

Futboll

Gjimshiti merr frymë i qetë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:44
Gjimshiti merr frymë i qetë

Berat Gjimshiti duket se nuk do të ketë nevojë për pushime të detyruara apo qoftë edhe për maskë mbrojtëse si pasojë e goditjes që mori në ndeshjen kundër Krotones.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare mori një goditje në fytyrë dhe u shfaqë në vështirësi në momentet e fundit të sfidës si pasojë e saj.

Fillimisht u mendua se ai mund të kishte një frakturë në hundë si pasojë e asaj goditje, por për fatin e mirë të tij, është konstatuar se nuk ka asnjë të tillë.

Kështu, në klub shpresojnë ta rikuperojnë që për ndeshjen e kësaj fundjavë, duke llogaritur se Gjimshiti është një prej elementëve më të rëndësishëm për prapavijën e Atalantës. Padyshim që ky është një lajm i mirë edhe për përfaqësuesen shqiptare pasi Gjimshiti do të jetë në formë optimale para sfidave që luhen në fund të marsit.

Megjithatë, dita e djeshme ka pasur një lajm negativ për mbrojtësin kuqezi, i cili ka parë t’i hiqet nga lista e statistikave të tij personale një asist për ndeshjen e fundit. Ai ishte gjykuar se kishte dhënë asistin për golin e Palominos që çoi rezultatin në 2-1. Por pastaj pamjet filmike treguan se Gjimshiti nuk kishte devijuar topin e si rrjedhojë, asisti i ka shkuar Muriel i cili ekzekutoi goditjen nga këndi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat