Milani nuk dorëzohet për futbollistin e Fulhamit

Futboll

Milani nuk dorëzohet për futbollistin e Fulhamit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 13:54
Milani nuk dorëzohet për futbollistin e Fulhamit

Gjiganti italian AC Milan ka shfaqur interesim për futbollistin e Fulhamit, Zambo Anguissa, shkruan “Goal”!

Milani e ka “shigjetuar” edhe verën e kaluar mesfushorin defanziv, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

“Kuqezinjtë” nuk e kanë humbur interesimin për 25-vjeçarin pasi që synon që ta sjell në “San Siro” në verën që po vjen.

Raportohet gjithashtu se për faktin se lojtari i Milanit, Ismael Bennancer, pësoi një lëndim, Zambo shihet se i domosdoshëm të Milani andaj ekipi i Fulhamit nuk e ka ndërmend të zbret çmimin e Anguissas.

Zambo Anguissa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Olimpique Marseille dhe Fulham. Ai është edhe reprezentues i Kamerunit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat