Kroos: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë

Futboll

Kroos: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:18
Kroos: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, ka konfirmuar se vazhdon t’i qëndrojë përkrahë idesë e pensionimit në klubin madrilien.

Kroos ka pasur shumë suksese që kur u bashkua te Los Blancos nga Bayern Munich, duke fituar tre Liga të Kampionëve, dy La Liga dhe 11 trofe të tjera.

31 vjeçari veçse ka arritur që të bëjë 309 paraqitje me klubin e drejtuar nga Zinedine Zidane në të gjitha garat.

“Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë”, tha Kroos kur u pyet mbi golat e shënuar për Real Madridin, transmeton lajmi.

“E kam thënë gjithmonë që ideja ime është të mbyll karrierën në këtë klub dhe do mundohem ta realizoj një gjë të tillë”, tha gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat