Ismet Munishi: Genc Nuza është profesor i referimit, por këtë javë nuk u delegua fare

Futboll

Ismet Munishi: Genc Nuza është profesor i referimit, por këtë javë nuk u delegua fare

Më: 7 mars 2021 Në ora: 23:06
Genc Nuza dhe Ismet Munishi

Ismet Munishi ka kritikuar FFK’në për mos delegimin e gjyqtarit Genc Nuza në këtë xhiro të Superligës së Kosovës.

Sipas Munishit, Nuza është profesor i referimit në Kosovë.

Ndër të tjerash, trajneri beson se referët dinë të referojnë, vetëm duhet t’i shtrëngojmë pak.

“Këtë javë nuk e kemi pasur fare të deleguar gjyqtarin Genc Nuza. Ai është profesor për këta. Referët edhe munden me gabu. Te ne edhe gabon edhe merr notë të mirë. Referët dinë me referu, por duhet t’i shtrëngojmë pak”, tha Ismet Munishi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat