Një përqafim mes kundërshtarësh – Freixa dhe Font urojnë Laportan si president të Barcelonës

Futboll

Një përqafim mes kundërshtarësh – Freixa dhe Font urojnë Laportan si president të Barcelonës

Më: 7 mars 2021 Në ora: 23:34
Joan Laporta

Tashmë është konfirmuar se Joan Laporta është zgjedhur president i Barcelonës.

Ai ka arritur të fitojë garën përballë Toni Freixas dhe Victor Font, me rreth 60 për qind të votave.

Në mbrëmjen e së dielës, u konfirmuar se mes tre kandidatëve ishte një garë e sinqertë.

Freixa dhe Font shkuan në ambientet e Barcelonës për të uruar Laportan.

Një përqafim mes të treve u pa në kamerat që kishin shkuar për ta përcjell ngjarjen nga afër.

Laporta më pas iu bashkua me një grup të vogël të tifozëve për të festuar fitoren e tij.

Ai ka qenë edhe në të kaluarën presidenti i klubit Blaugranas, aty ku kishin një epokë të lavdishme dhe kishin dominuar në La Liga në çdo aspekt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat