Ish-trajneri i Dinamos: Pashë Zanetin dhe mendova ku po shkoj unë!

Futboll

Ish-trajneri i Dinamos: Pashë Zanetin dhe mendova ku po shkoj unë!

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:50
Ish-trajneri i Dinamos: Pashë Zanetin dhe mendova ku po shkoj unë!

Françesko Moreiro para pak ditëve mbylli bashkëpunimin me Dinamon në Kategorinë e Parë në Shqipëri, teksa ngeli i pakënaqur duke pretenduar probleme mbi çështjen e pagave. Së fundmi, Moreioro ka folur për Interin, ndërsa ka kujtuar edhe kohën e tij te zikaltërit.

Kujtimi im i parë nga Interi? “Kur unë pashë Zanetin nisa dhe të mendoj; “Po unë ku po shkoj?!”. E pashë të trajnohej dhe mendova se nuk do të luaja.

Më pas ai u zhvendos në të majtë dhe unë fillova të kisha hapësira. Goli më i bukur? Ai më emocionuesi është në San Siro kundër Fiorentinës me asistin me kokë nga Zamorano. Më i bukuri ndoshta është ai me roveshatë kundër Ksamaks.

Interi i sotëm? Është një skuadër që nuk vdes kurrë, falë edhe trajnerit Konte. Interi është një skuadër e fortë, e vështirë të mundet. Më pëlqen siguria që ka, edhe kur nuk ka topin. Barela? Do të luante edhe te Interi im. Teknikisht shumë i fortë dhe është i kompletuar në të dyja fazat”, u shpreh Moreiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat