Ish futbollisti i Flamurtarit të Prishtinës dhe Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka disa fjalë para ndeshjes Spanjë - Kosovë.
Ai thotë se federatën spanjolle duhet vënë në presion.
“Federata e Futbollit të Kosovës është e pranuar në UEFA me të drejta të barabarta dhe pa asnjë kushtëzim prandaj në asnjë rrethanë nuk duhet nënshtruar kushteve të spanjollëve për ndeshjen kualifikuese për botërorin “Katari 2022”.
Federatën e Spanjës duhet vënë në presion. Ose të na pranoj si shteti i Kosovës ose e humb takimin me rezultat zyrtar.
Tretman i barabartë dhe meritor për të gjitha shtetet anëtare të Federatës Europiane të Futbollit.
Në këtë rast jemi të mbrojtur nga statuti i UEFA-së dhe të vetmit që mund të përballën me sanksione e dënime janë spanjollët”, - ka shkruar Sveçla në profilin e tij në facebook.