Shkëlqimi dhe rënia e Kloppit

Futboll

Shkëlqimi dhe rënia e Kloppit

Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:55
Shkëlqimi dhe rënia e Kloppit

Kampioni aktual i Premierligës, Liverpool po kalon në një formë aspak të mirë këtë sezon, dhe duket sikur titulli i sezonit të kaluar iu ka dhënë më shumë vetëbesim se që duhet, duke harruar të ‘shkëlqejnë’ në fushë.

Redsat kanë marrë gjashtë humbje radhazi këtë sezon në Anfield, dhe më e keqja – në takimin e fundit ata u mposhtën nështëpi nga ekipi që po lufton për mbijetesë, Fulham.

Rënia e Liverpoolit është edhe më e jashtëzakonshme pasi vjen pas rekordit të tyre si të  pamposhtur në shtëpi për 68 ndeshje për gati katër vjet.

Duke mos përfshirë penalltitë dhe autogolët, ata nuk kanë arritur të shënojnë asnjë nga 115 gjuajtjet e tyre të fundit në Anfield dhe tani kanë humbur nëntë herë në 28 ndeshje në kampionat deri më tani këtë sezon.

Megjithatë, ka nga gazetarët sportiv të cilët ‘fajin’ për këto statistika ua lanë lëndimeve të futbollistëve që patën kët sezon, dhe sipas tyre lojtarët kanë pasur vështirësi për t’iu përshtatur lojës.

Aktualisht, Liverpool renditet në pozitën e 8 në tabelë me plot 43 pikë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat