Batatina: Drenica e mori këtë pikë nga gabimet tona

Futboll

Batatina: Drenica e mori këtë pikë nga gabimet tona

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:34
Batatina: Drenica e mori këtë pikë nga gabimet tona

Llapi ka barazuar në fund të ndeshjes me Drenicën në shtëpi, për të marrë një pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë. Skuadra llapjane realizoi dy gola të shpejtë në fundin e ndeshjes për të mos e lejuar kundërshtarin direkt për mbijetesë të ngjitet sipër tyre në klasifikim.

Megjithatë, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, nuk ka mbetur edhe shumë i kënaqur me rezultatin final të ndeshjes, ndërkohë që pati edhe disa kritika.

“Ndeshjen e nisëm mirë, teksa realizuam edhe golin të cilin e kishim planifikuar të vinte në mënyrë të tillë.

Pranuam një gol pasi përfundoi koha e rregullt dhe nga një pakujdesi e jona. Më pas në pjesën e dytë pranuam sërish dy gola, një për gabim të ‘gardianit’ Nava dhe një tjetër për shkak të mbrojtësit Haliti, të cilat realisht si kemi pritur. Më pas rrezikova duke inkuadruar edhe dy sulmues të qendrës dhe arritëm ta rikthenim rezultatin.

Më vjen keq sepse Drenica me gabimet tona e mori këtë pikë”, përfundoi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat