Guardiola i çuditur

Futboll

Guardiola i çuditur

Më: 10 mars 2021 Në ora: 22:27
Guardiola i çuditur

Pep Guardiola ka folur pas fitores së sotme të arritur ndaj Southampton me shifrat e thella 5-2. Një ndeshje e fituar lehtësisht nga Manchester City, por që nuk kaloi pa polemika.

Në pjesën e parë, kur sfida ishte 1-1, Foden u pengua qartë në zonë nga portieri i Southampton, por për arbitrin e ndeshjes nuk pati penallti. Nga pamjet dukej qartë që kishim të bënim me një faull të rëndë ndaj Foden dhe në lidhje me këtë episod foli Guardiola në fund të ndeshjes.

Trajneri spanjoll u shpreh se nuk e kupton funksionin e VAR në Angli.

“Të them të drejtën nuk e kuptoj VAR. Nuk e kuptoj anulimin e golit të Fulham ndaj Tottenham, nuk e kuptoj penalltinë e padhënë për Arsenal ndaj Burnleyt, ashtu siç nuk kuptoj rastin e Foden sot. E pashpjegueshme për mua”, përfundoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat