Rangnic shprehet se është i gatshëm ta pranojë postin e selektorit

Futboll

Rangnic shprehet se është i gatshëm ta pranojë postin e selektorit

Më: 10 mars 2021 Në ora: 23:08
Rangnic shprehet se është i gatshëm ta pranojë postin e selektorit

Joachim Low do të largohet në fund të Kampionatit Europian nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Pasi Federata Gjermane e futbollit dha lajmin për largimin e Lowit, menjëherë në mediat kanë filluar spekulimet për zëvendësuesin.

Një nga kandidatët është edhe Ralf Rangnick. Madje 62-vjeçari gjatë një interviste për ‘Sky’ e ofroi vetëm për rolin e trajnerit.

“Për momentin jam i lirë. Kjo është kryesisht çështje kohe. Mund ta imagjinoj një bashkëpunim me Oliver Bierhoff. Do të ishte shumë e frytshme”, ka thënë Rangnick.

Rangnic së fundi ka qenë trajner i RB Leipzig në sezonin 2018/19. Ai po ashtu ka menaxhuar edhe klubet: Schalke dhe Hannover.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat