Futbollisti i Tiranës ftohet nga Bernard Challandes për sfidat e muajit mars

Futboll

Futbollisti i Tiranës ftohet nga Bernard Challandes për sfidat e muajit mars

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:22
Futbollisti i Tiranës ftohet nga Bernard Challandes për sfidat e muajit mars

Dita e ditës po kompletohet skuadra e Kosovës për sfidat e muajit mars.

Pas konfirmimit të Astrit Selmanit dhe Betim Halimit, edhe portieri i Tiranës, Visar Bekaj, është ftuar nga selektori i Kosovës për takimet kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, që Kosova i luan në muajin mars.

Këtë radhë pritet të mungojë kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani i cili nuk është duke kaluar një moment të mirë me klubin e tij Torinon, në Serie A.

Treshën e portierëve pritet ta kompletoj Aro Muric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat