Drita fiton derbin më të madh në Kosovë, ndaj rivalit të përbetuar 

Futboll

Drita fiton derbin më të madh në Kosovë, ndaj rivalit të përbetuar 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:56
Drita fiton derbin më të madh në Kosovë, ndaj rivalit të përbetuar 

Drita nga Gjilani në stilin e kampionit, tregoi lojë të mirë dhe fitoi derbin më të madh në Kosovë, me rezultat 2:0 ndaj rivalit të përbetuar të të njëjtit qytet, Gjilani, në kuadër të javës së 25-të. 

Drita bëri lojë të mirë, ndërsa Gjilani assesi të del nga lëkura e rezultateve të zeza. 

Gjithçka u qartësua në 45 minutat e parë, kur kampioni shënoi dy herë duke iu falënderuar Hamdi Namanit, i cili përfiton nga një gabim i mbrojtësit Ivan Fustar, dhe kapiteni Ardian Limani, që vulosi fitore në minutën e 40-të.

Pikë të mëdha për Dritën në luftë për të mbrojtur titullin e kampionit, që edhe kryetrajneri i saj, Ardian Nuhiu, është krenar me djelmoshat e tij dhe një humbje tronditëse për Gjilanin, që drejtohet nga prof. Bylbyl Sokoli, por e çuditshme nuk po i shkon mbarë me këtë ekip. 

Drita udhëheq renditjen me 53 pikë, ka dy më shumë se Ballkani dhe tre se Prishtina, ndërsa Gjilani është në pozitën e katërt me 33 pikë.
  
Superliga e Kosovës

Drita-Gjilani 2:0
Arbëria-Ballkani 2:6
Prishtina-Besa 5:1
Llapi-Drenica 3:3
Trepça ’89-Feronikali 0:0

Tabela
1. Drita    24    16    5    3    38:18    53
2. Ballkani    24    16    3    5    56:30    51
3. Prishtina        24    15    5    4    44:15    50
4. Gjilani    24    8    9    7    22:24    33
5. Trepça ’89    24    9    5    10    26:32    32
6. Feronikeli    24    6    10    8    27:22    28
7. Llapi    24    8    3    13    28:31    27
8. Arbëria    24    7    5    12    24:35   26
9. Drenica    24    6    7    11    19:34    25
10. Besa    24    1    4    19    16:59    7
Në javën e 25-të do të takohen: Drenica-Arbëria, Ballkani-Drita, Besa-Llapi, Feronikeli-Prishtina dhe Gjilani-Trepça '89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat