Fernandes: Cristiano është një ndër më të mirët në histori

Futboll

Fernandes: Cristiano është një ndër më të mirët në histori

Më: 11 mars 2021 Në ora: 19:21
Fernandes: Cristiano është një ndër më të mirët në histori

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka mbrojtur yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo që është kritikuar shumë pas eliminimit nga Porto.

Klubi italian u eliminua në 1/16 e finales nga Porto pas një ndeshje dramatike, përcjellë lajmi.net.

Fernandes që është bashkëlojtar i Ronaldos te Kombëtarja e Portugalisë insiston se askush nuk mundet ta fitojë Ligën e Kampionëve i vetë.

“Cristiano është një ndër më të mirët në histori. Mentaliteti i tij inspiron ata që e praktikojnë këtë sport”.

“Ka fituar shumë, por askush nuk mund ta fitojë i vetëm. E kuptoj se prezenca e tij ka bërë që Juventus të jetë i entuziazmuar për Ligën e Kampionëve, por kur një skuadër humb, humb e gjithë skuadra, jo vetëm një lojtar”, tha ai.

Së fundmi kanë nisur spekulimet se Ronaldo do largohet dhe është i lidhur me rikthimin te Sporting CP ose Manchester United.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat