El Shaarawy: Ëndërroja të shënoj që një kohë, Roma tregoi maturi

Futboll

El Shaarawy: Ëndërroja të shënoj që një kohë, Roma tregoi maturi

Më: 11 mars 2021 Në ora: 23:25
El Shaarawy

Futbollisti i Romës, Stephan El Shaarawy ka reaguar pas fitores ndaj Shakhtar Donetsk.

Roma e mundi Shakhtar Donetskun në Stadio Olimpico në kuadër të 1/8 të Europa League.

El Shaarawy shënoi një gol të bukur pas një depërtimi nga një kundërsulm.

28 vjeçari u shpreh i kënaqur me golin, ai duke folur për “SkySportItalia” vlerësoi se e kishte ëndërruar një gjë të tillë që një kohë.

“Absolutisht, kemi treguar që kemi karakter dhe dëshirë. Trajneri na ka treguar, Shakhtari është një skuadër ë rrezikshëm. Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyre dhe jemi krenar dhe të kënaqur”, tha ai.

“Kam shënuar një gol që e ëndërroja që një kohë. Nuk kam qenë i obsesionuar por kisha një padurim për të gjetur golin, jam i kënaqur”, tha El Shaarawy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat